Fëmijë aktivë, fëmijë të shëndetshëm – SmileAL

Fëmijë aktivë, fëmijë të shëndetshëm

Fillimi i projektit:01/11/2022

Përfundimi i projektit:01/05/2023

Ditë të mbetura:33 ditë

Shuma deri më tani

35011.2 Lekë

Objektivi:598070 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Kryqi i Kuq Shqiptar

Përshkrimi

Lëvizja fizike, loja, sporti, janë nga pasuritë më të çmuara që ka njerëzimi. Sedentariteti, rënia dramatike e efiçencës fizike për shëndetin e rinisë është kthyer në një problem shqetësues në vendin tonë. Sedentariteti po shkakton sëmundjet e obezitetit, mbitensionit dhe hiperkolesterolemisë së lartë. Kërkimet dhe studimet shkencore kanë konkluduar se rreziku që shkakton sedentariteti është i ngjashëm me rrezikun që shkaktohet nga shumatorja e tre faktorëve të tjerë të rrezikut parësor: Rreziku nga sedentariteti = Rreziku i hipertensionit + rreziku i hiperkolesterolemisë + rreziku duhanit.

Sa më sipër Kryqi i Kuq Shqiptar në bashkëpunim me ekspertë të Federatës Shqiptare të Sportit Shkollor, propozon ngritjen e projektit “Kualifikimi teorik dhe praktik i mësuesve të lëndës së edukimit fizik të shkollave të vendit”. Qëllimi i projektit është të kontribuojë në uljen e sedentaritetit dhe përmirësimin e aktivizimit fiziko-lëvizor të të rinjve, duke ndihmuar në zhvillimin e një fiziku të shëndetshëm. Në këtë formë rrisim ndërgjegjësimin e publikut për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me aktivitetin fizik dhe fokusohemi te përfitimet fizike, shëndetësore, emocionale nga zbatimi i projektit. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të kontribuojë në aftësimin e 20 mësuesve të edukimit fizik në fushën e organizimit, drejtimit dhe zhvillimit shkencor të lëndës së edukimit fizik për nxënësit e arsimit parauniversitar shqiptar për një rritje fizike më të shëndetshm dhe mbështesim masivizimin e 1.000 mjeteve didaktike “Të rritemi të shëndetshëm”.

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

Ndihmë financiare për tërmetin në Turqi
14/02/2023 - 14/05/2023

Shuma deri më tani:

350656 ALL

Objektivi:6000000 ALL

OriginAL: Një udhëtim për të zbuluar rrënjët
01/02/2023 - 01/06/2023

Shuma deri më tani:

9010.01 ALL

Objektivi:582538 ALL

KLUBI ‘GO-3G’ – Zgjojmë magjinë e emocioneve të 106+ fëmijëve në nevojë
04/01/2023 - 04/05/2023

Shuma deri më tani:

34020 ALL

Objektivi:599648 ALL

Shiko të gjitha projektet