TE KUJDESEMI QE VETMIA MOS TE NA LERE ME SHUME RRUDHA NE SHPIRT SESA NE FYTYRE – SmileAL

TE KUJDESEMI QE VETMIA MOS TE NA LERE ME SHUME RRUDHA NE SHPIRT SESA NE FYTYRE

Fillimi i projektit:01/03/2024

Përfundimi i projektit:31/08/2024

Ditë të mbetura:0 ditë

Shuma deri më tani

333333 Lekë

Objektivi:550000 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

MISIONI EMANUEL

Përshkrimi

Të moshuarit meritojnë respekt dhe vemendje nga te gjithë, ata janë shkronja të mençurisë, përvojës dhe tregimit. Te moshuarit e kalojnë pjesën më të madhe në shtëpi pasi nuk kanë ndonjë aktivitet për të ndjekur për moshën e tyre. Po shkojmë drejt një shoqërie në të cilën të moshuarit përbëjnë një faktor gjithnjë në rritje, në planin social, ekonomik dhe shëndetësor. Për të moshuarit është një domosdoshmëri kontakti me familjen, fëmijët, nipër e mbesa, por edhe me miq e shokë. Izolimi i tyre sjell një përkeqësim të shëndetit fizik dhe mendor. Te moshuarit nuk jane kurre te vjeter, ata jane udherrefyesit e brezave te rinj, ata jane mbi te gjitha njerezit qe kane kontribuar ne te shkuaren qe te krijojne individin qe jeni ju sot. Ceshtja nuk eshte thjesht individi i moshuar, cfare ai ben per veten, por shoqeria qe e zbut pleqerine e njeriut dhe e zbukuron plakjen. Në këtë kontekst, me qëllim përmirësimin sadopak të jetës psiko-sociale të të moshuarve në qytetin e Korçës, synojmë që me anë të këtij propozimi të zhvillojmë dhe të çojmë më tej funksionimin e katër qendrave ditore duke i bërë më të larmishme aktivitetet dhe shërbimet që ofrojnë këto qendra për personat e moshës së tretë. Në këto qendra të moshuarit do të kenë mundësi të takohen me njëri-tjetrin, të socializohen dhe të argëtohen në ambientet çlodhëse që qendrat do të ofrojnë për ta. Shërbimet e përditshme me qëllim lehtësimin e problemeve ekonomike, sociale dhe shëndetësore për të moshuarit do të jenë objekt i projektit. Ekskursione, festimi i ditelindjeve per 200 te moshuar do te jene pjese e aktiviteteve ne keto qendra.

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

Edukim dhe Punësim për të Tejkaluar Varfërinë dhe Stigmatizimin. Krijimi i Akademisë Profesionale për të Rinjtë Romë
03/01/2025 - 03/05/2025

Shuma deri më tani:

6000 ALL

Objektivi:1500000 ALL

Fuqizimi I shëndetit dhe mirëqënies:laboratorë të angazhimit me punë për personat e rritur jetimë me aftësi të kufizuara në nevojë
02/12/2024 - 02/04/2025

Shuma deri më tani:

77000 ALL

Objektivi:598993 ALL

Klubi Letrar
25/11/2024 - 02/12/2024

Shuma deri më tani:

114111 ALL

Objektivi:111111 ALL

Shiko të gjitha projektet