“Më jep një shans të të tregoj talentin tim!” – SmileAL

“Më jep një shans të të tregoj talentin tim!”

Fillimi i projektit:01/02/2024

Përfundimi i projektit:31/05/2024

Ditë të mbetura:29 ditë

Shuma deri më tani

78900 Lekë

Objektivi:581782 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Act Think Center

Përshkrimi

“Më jep një shans të të tregoj talentin tim!” është një nismë, e cila synon krijimin e klasës së artit pamor në shkollën 9-vjeçare të fshatit Zvezdë në Bashkinë e Maliqit. Nxënësit e talentuar të kësaj shkolle do të kenë mundësi që përmes mjeteve që do të sigurohen nga kjo nismë të zhvillojnë talentin e tyre në artin pamor në mënyrë profesionale jo vetëm përgjatë procesit mësimor por edhe jashtë tij. Të ndodhur në një zonë rurale me akses të kufizuar në shërbime, të rinjtë e Zvezdës kërkojnë mbështetjen tuaj për sigurimin e materialeve, si: pëlhura, bojëra, penela dhe stenda, etj. me një fond prej 581,780 lekësh me qëllim që ata të kenë mundësi të tregojnë talentin e tyre dhe ta zhvillojnë më tej atë. Evidentimi i artistëve të rinj të kësaj fushe, mentorimi nga profesionistë për të kultivuar më tepër talentin si dhe promovimi i tyre nga organizata “Act Think Center” në palët e treta janë gjithashtu objektiva të nismës që do t’u japin nxënësve një shans për të shkëlqyer artistikisht. Për më tepër, do të gjallërohet edhe jeta artistike në komunitet. Me jep një shans, dhuro tani!

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

TE KUJDESEMI QE VETMIA MOS TE NA LERE ME SHUME RRUDHA NE SHPIRT SESA NE FYTYRE
01/03/2024 - 30/06/2024

Shuma deri më tani:

43100 ALL

Objektivi:550000 ALL

Mbeshtesim maternitetet te kujdesen per te porsalindurit dhe te shpetojne jete – inkubatore per te porsalindurit.
01/03/2024 - 30/06/2024

Shuma deri më tani:

414900 ALL

Objektivi:9428000 ALL

SË BASHKU NE MUNDEMI TË NGJISIM EDHE MALIN MË TË LARTË!
20/02/2024 - 12/03/2024

Shuma deri më tani:

333300 ALL

Objektivi:333300 ALL

Shiko të gjitha projektet