SË BASHKU NE MUNDEMI TË NGJISIM EDHE MALIN MË TË LARTË! – SmileAL

SË BASHKU NE MUNDEMI TË NGJISIM EDHE MALIN MË TË LARTË!

Fillimi i projektit:20/02/2024

Përfundimi i projektit:12/03/2024

Ditë të mbetura:0 ditë

Shuma deri më tani

333300 Lekë

Objektivi:333300 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Vodafone Albania Foundation

Përshkrimi

#NdiznjëShpresë është një nismë e Fondacionit Vodafone Albania, e cila po kthehet në traditë, për të mbështetur vajzat e gratë, viktima të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore. Ajo është pjesë e një lëvizjeje globale, e nxitur nga besimi se së bashku ne mund të ngjitemi edhe në majat më të larta. 

Nisma konsiston në organizimin e një aktiviteti hiking në malin e Dajtit, më datë 9 mars

Gjithkush është i ftuar të marrë pjesë në këtë aktivitet për ngritje fondesh, duke u regjistruar me një shifër simbolike prej 2000 lekë në platformën Smile. Çdo kontribut i juaji do të dyfishohet nga Fondacioni Vodafone Albania. Objektivi i kësaj nisme është të sigurojë një fond prej 600,000 lekë, i cili do të shkojë për “Shtëpinë Rozalba” në Lezhë, një strehëz e sigurt për gratë dhe vajzat e dala nga situata abuzimi, dhune në familje dhe viktima të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore.  

Fondacioni Vodafone Albania e organizoi për herë të parë këtë aktivitet vitin e kaluar, ku u mblodhën 11,000 euro, të cilat iu dhuruan një strehëze për vajzat dhe gratë viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. 

Bashkohuni me ne që këtë vit të ndihmojnë të tjera vajza dhe gra në nevojë!  

 

Agjenda 

E Shtunë, 9 Mars 2024

09:00 – Nisja me autobuz nga Sheshi “Nënë Tereza”.

Çdo person që ka kontribuar në platformën SMILE është i ftuar të marrë pjesë në këtë aktivitet. Kontributi në platformën SMILE do të dyfishohet nga Fondacioni Vodafone Albania. Objektivi i kësaj nisme është të sigurojë një fond prej 600.000 lekë, i cili do të shkojë për “Shtëpinë Rozalba” në Lezhë, një strehëz e sigurt për gratë dhe vajzat e dal nga situata abuzimi, dhune në familje dhe viktima të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore.

*Jeni të mirëpritur të merrni në këtë ecje dhe fëmijët tuaj (mbi 12 Vjeç).

10:00 Mbërritja në Dajt.

10:10 Nisja drejt ngjitjes.

11:00: Mbërritja në majë – Foto Grupi.

12: 00 Kthimi në Tiranë

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

TE KUJDESEMI QE VETMIA MOS TE NA LERE ME SHUME RRUDHA NE SHPIRT SESA NE FYTYRE
01/03/2024 - 30/06/2024

Shuma deri më tani:

43100 ALL

Objektivi:550000 ALL

Mbeshtesim maternitetet te kujdesen per te porsalindurit dhe te shpetojne jete – inkubatore per te porsalindurit.
01/03/2024 - 30/06/2024

Shuma deri më tani:

407900 ALL

Objektivi:9428000 ALL

"Më jep një shans të të tregoj talentin tim!"
01/02/2024 - 31/05/2024

Shuma deri më tani:

76900 ALL

Objektivi:581782 ALL

Shiko të gjitha projektet