Mbështetje për gratë dhe fëmijët e dhunuar – SmileAL

Mbështetje për gratë dhe fëmijët e dhunuar

Fillimi i projektit:01/11/2022

Përfundimi i projektit:01/05/2023

Ditë të mbetura:0 ditë

Shuma deri më tani

660000.01 Lekë

Objektivi:660000 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Woman Forum Elbasan

Përshkrimi

FGE është një Organizatë Jo Fitimprurëse që për mbi 23 vite bën tre shërbime konkrete për të mbijetuarat e dhunës në familje dhe fushata ndërgjegjësimi të komunitetit për përfitimet dhe penalitetet në zbatim të legjislacionit të dhunës. FGE ushtron veprimtarinë në 7 Bashkitë e Qarkut Elbasan dhe Bashkitë Rrogozhinë dhe Kavajë të Qarkut Tiranë.

Në sajë dhe të kësaj pune të bërë, nga dita në ditë është rritur numri I grave/vajzave që denoncojnë dhunën në 5 Komisariatet e Policisë Elbasan dhe në Komisariatin Kavaje ku FGE ushtron aktivitetin. Konstatojmë që gratë mbasi denoncojnë dhunën në polici dhe kërkojnë konform legjislacionit të paisen me një Urdhër Mbrojtje (Urdhër I Menjëhershëm Mbrojtje që ligjërisht jepet brenda 48 orëve për një afat deri në 15 ditë apo Urdhër Mbrojtje që ligjërisht kërkon 15 ditë dhe jepet për një peridhë deri në një vit) tërhiqen nga proçesi I miratimit në Gjykatë duke mos u paraqitur në seancë. Arsyeja kryesore pse ndodh kjo është vështirësia ekonomike më të cilën ajo dhe fëmijët e saj përballen në momentin e denoncimit të dhunës.

Kjo bën që të kthehen në banesën e dhunuesit apo në banesën e ish familjarëve të tyre duke ndikuar në këtë mënyrë ne detyrimin që të tërheqë kërkesë padinë ose të mos ndjekë seancën në Gjykatë. Për këtë moment shumë të vështirë projekti synon ti mbështësë me nje paketë financiare për të përballuar minimalisht një periudhë një mujore (qera, pagesë energji/ujë/internet, ushqime,veshje, medikamente). Mbasi Gjykata miraton kërkesën për UMM/UM shteti ka planifikuar mbështetje financiare 9,000 All/muaj për një të mbijetuar. Nga praktika e përditëshme konstatojmë që nëse Urdhëri I Mbrojtjes është mbas datës 10 të cdo muaji, te mbijetuarës I duhet të presë datën 1-10 të muajit pasardhës, duke e zgjatur kohën e vështirësisë.

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

Cfarë ajri thith une?
05/05/2025 - 05/09/2025

Shuma deri më tani:

7010 ALL

Objektivi:998800 ALL

Promovimi i Vlerave Rotariane për Një Botë Më Të Mirë: 33 Vjet Rotary Club Tirana dhe 1 Vit Distrikti
03/03/2025 - 19/03/2025

Shuma deri më tani:

46010 ALL

Objektivi:500000 ALL

Krijimi i një laboratori të Lëndëve Biologji dhe Kimi për shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi" Gjirokastër
10/02/2025 - 10/06/2025

Shuma deri më tani:

49000 ALL

Objektivi:1000000 ALL

Shiko të gjitha projektet