R.I.D.E (Rruga gjithëpërfshirëse e Romës drejt arsimit) – SmileAL

R.I.D.E (Rruga gjithëpërfshirëse e Romës drejt arsimit)

Fillimi i projektit:01/12/2023

Përfundimi i projektit:31/05/2024

Ditë të mbetura:29 ditë

Shuma deri më tani

25000 Lekë

Objektivi:600000 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Qendra Sociale Murialdo

Përshkrimi

Qëllimi i projektit është të promovojë integrimin e fëmijëve dhe adoleshentëve romë në terrritorin e Bashkia Fier, i cili është edhe bashkia e trete ne Shqiperi me numrin më të madh të banorëvete komunitetit romë. Ky komunitet, jeton në zonat periferike të qytetit, përballet me një nivel diskriminimi në disa fusha te rendesishme jetesore si ne nivel profesional, arsimor dhe institucional duke krijuar edhe modele te përjashtimit apo edhe te vetperperjashtimit nga jeta sociale e qytetit.

Vitet e fundit, ka pasur një nivel në rritje të rëndësisë së arsimit gjithëpërfshirës dhe nxitjes së kohezionit social midis komuniteteve të ndryshme dhe është pikërisht në këtë kontekst ajo që do të zhvilloj ky projekt propozim. Kjo nismë synon promovimin e integrimit social dhe zvogëlimin e ndasive kulturore duke adresuar nevojat arsimore të fëmijëve romë në fshatin Drizë. Kjo mund të arrihet fillimisht duke ofruar mundesi te barabarta per integrimin e plote te femijeve rome ne sistemin arsimor duke kontribuar ne mbeshtetjen e shpenzimeve te transportit, per ndjekjen e shkollës. Në të vërtetë, kufizimet financiare dhe infrastruktura e papërshtatshme e transportit publik kanë penguar aftësinë e tyre për të ndjekur rregullisht shkollën. Si rezultat, ata janë privuar nga mundësitë për rritjen e tyre personale,profesionale dhe perspektivat e ardhshme mbi aftesite e tyre.

Përveç lehtësimit të aksesit në arsim, projekti synon te forcoje dialogun ndërkulturor brenda komunitetit. Fillimisht, ai synon të fuqizoje fëmijët dhe të rinjtë romë dhe jo-romë që të kenë mundësinë për të krijuar një dialog ndërkulturor dhe për të shkëmbyer përvoja duke marrë pjesë në aktivitetet artistike,formale ,joformale dhe sportive të Qendrës Rinore, tek Qendra Sociale Murialdo (QSM). Duke promovuar ndjeshmërinë, projekti kërkon të përqafojë marrëdhënie harmonike që do të kontribuojë në një shoqëri më gjithëpërfshirëse.Permes ketij projekti synohet te rritet numri i femijeve qe ndjekin arsimin dhe te ulet numri i atyre qe braktisin shkollen.

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

TE KUJDESEMI QE VETMIA MOS TE NA LERE ME SHUME RRUDHA NE SHPIRT SESA NE FYTYRE
01/03/2024 - 30/06/2024

Shuma deri më tani:

43100 ALL

Objektivi:550000 ALL

Mbeshtesim maternitetet te kujdesen per te porsalindurit dhe te shpetojne jete – inkubatore per te porsalindurit.
01/03/2024 - 30/06/2024

Shuma deri më tani:

414900 ALL

Objektivi:9428000 ALL

SË BASHKU NE MUNDEMI TË NGJISIM EDHE MALIN MË TË LARTË!
20/02/2024 - 12/03/2024

Shuma deri më tani:

333300 ALL

Objektivi:333300 ALL

Shiko të gjitha projektet