Edhe une jam një talent – SmileAL

Edhe une jam një talent

Fillimi i projektit:10/04/2022

Përfundimi i projektit:10/09/2022

Ditë të mbetura:0 ditë

Shuma deri më tani

550000 Lekë

Objektivi:550000 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Klubi i prindërve me çrregullime të spektrit të autizmit

Përshkrimi

Në bazë të statistikave të mbledhura për fëmijët me çrregullime të spektrit të Autizmit në shkollën 9 vjeçare Kushtrimi i Lirisë nga Klubi i Prindërve me Çrregullime të Spektrit të Autizmit është evidentuar që këta fëmijë kanë një talent të përbashkët atë të pikturës. Deri më tani klubi ka punuar në mbledhjen e informacionit mbi këta fëmijë dhe nga analiza e të dhenave kemi konkluduar se në këtë shkollë numri i këtyre fëmijëve është gjithmonë në rritje. Më konkretisht janë reth 8 fëmijë të regjistruar pranë kësaj shkolle ku 5 prej tyre janë djem dhe 3 vajza Gjithashtu dhe shkolla 9 vjeçare 7 Marsi me 7 femijë me spektrin e autizmit 6 djem dhe një vajzë. Kauza e klubit tonë është një kauzë kuptimplotë pra atë të advokimit dhe mbështetjes së këtyre fëmijëve duke i integruar dhe socalizuar me pjesën tjetër të shoqerisë. Psikologu dhe Piktori do të jenë ata që do të përzgjdhenin femijët për pikturat e tyre. Qëllimi final i këtij projekti është qëndrueshmëria dhe impakti sa më afatgjatë tek target-grupi i synuar. Në këtë projekt do te përsfshihen 13 femijë me aftësi të kufizuar ( 11 djem, 4 vajza) , nga mosha 5-13 vjeç,falë punës së pediatres dhe edukatores do të përzgjidhen 7 fëmijë më aktivë nga pikëpamja psiko-edukative për të ekspozuar pikturat e tyre në dy shkollat burimore të qytetit. Puna e edukatores do të fokusohet në edukmin e këtyre fëmijvë në lidhje me zhvillimin e motorikës fine, si edhe edukimin e nënave të fëmijëve, pediatria do të fokusohet në aftësimin mjekësor të këtyre fëmijve për të zhvilluar talentin e tyre përmes vizitave dhe shërbimeve mjekësore në shtëpi, aftësimin social, rritjen e dëshirës për të ushqyer talentin e tyre dhe kultivimin e ndjenjës së punës tek ta, rritjen e përqëndrimit dhe vëmëndjes. Piktori pas diskutimeve me edukatoren dhe pediatren do të përqëndrohet në 7 skica më domethënëse të fëmijëvepër krijmin e pikturave të personalizuara të tyre për të krijuar edhe dy kënde të vogla me piktura në dy klasat burimore të shkollave përkatëse të qytetit.
Objektivat e Projektit-Edukimi si një instrument për të ushqyer talentin e tyre
-Vizatimi si nje terapi per zhvillimin e aftesive psiko-sociale Integrimi dhe socializimi i këtyre fëmijve me njëri-tjetrin.
-Piktura si një formë e përshtatëshme socializimi
-Rritja e besimit dhe vetëvlëresimit përmes bashkepunimit. Ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi për këta fëmijë
1. Integrimi dhe socializimi”

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

DigiFin për Vajzat
01/10/2024 - 31/01/2025

Shuma deri më tani:

8000 ALL

Objektivi:600000 ALL

Ekuipazhi i Mirësisë
17/09/2024 - 17/09/2025

Shuma deri më tani:

17000 ALL

Objektivi:599265 ALL

Rrugetim i ndryshem, i njejti Destinacion
12/09/2024 - 12/01/2025

Shuma deri më tani:

18000 ALL

Objektivi:1000000 ALL

Shiko të gjitha projektet