Gratë dhe ekonomia e gjelbërt – SmileAL

Gratë dhe ekonomia e gjelbërt

Fillimi i projektit:10/04/2022

Përfundimi i projektit:10/09/2022

Ditë të mbetura:0 ditë

Shuma deri më tani

846750 Lekë

Objektivi:846750 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Gratë dhe ekonomia e gjelbërt

Përshkrimi

Qëllimi i fushatës është promovimi i bashkëpunimit dhe pavarësisë ekonomike për gratë në zonën e Manzës, mbi sipërmarrjen e gjelbërt, si një mundësi punësimi, pavarësie ekonomike dhe menaxhim miqësor të tokës. Gratë do të angazhohen në mbjelljen e rozmarinës organike, në një sipërfaqe prej 2 hektarësh. Mbështetja nevojitet për blerjen e 80 000 fidanëve, një makinë prerëse. Si rezultat i mbështetjes presim 3 ton produkt të cilët do t’u shiten kompanive eksportuese. Produkti do të certifikohet nga organi certifikues Bio-Albinspekt. Fushata synon të arrijë 2 qëllime kryesore: 1. Integrimi dhe punësimi i grave të Njësisë Administrative Manzë 2. Zhvillimi ekonomik lokal nëpërmjet një përqasjeje miqësore me mjedisin. Projekti Gratë dhe Ekonomia e Gjelbërt promovon: (i) zhvillimin, (ii) është gjithëpërfshirës, ​​(iii) promovon barazinë sociale dhe është miqësor me mjedisin. Ky projekt gjithëpërfshirës i cili në të njëjtën kohë kontribuon në uljen e varfërisë, promovon zhvillimin rural, duke u kujdesur për sigurinë ushqimore për çështjet mjedisore dhe të biodiversitetit në komunitete. Ekonomitë e gjelbra po bëhen më pak zgjedhje dhe më shumë një nevojë reale e tregut si rezultat i një dege në rritje të ekonomisë së gjelbër organike. Ekonomia e gjelbër sjell me vete rritje të re, mundësi të reja pune, një grup të integruar në komunitet, gra të mirinformuara për të drejtat dhe detyrat e tyre në familje dhe shoqëri.

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

Të Verbër, por të etur për të lexuar
30/08/2023 - 30/12/2023

Shuma deri më tani:

61101 ALL

Objektivi:175000 ALL

Mbështet Fëmijet jetim “Qëndisje me Ëndrra”
01/07/2023 - 31/10/2023

Shuma deri më tani:

259204 ALL

Objektivi:500000 ALL

Ndihmë financiare për tërmetin në Turqi
14/02/2023 - 14/05/2023

Shuma deri më tani:

1800000 ALL

Objektivi:6000000 ALL

Shiko të gjitha projektet