Fillimi i projektit:04/01/2023
Përfundimi i projektit:04/07/2023
Ditë të mbetura:27 ditë
Shuma deri më tani
52020 LekëObjektivi:599648 ALL
Zbatues
Dorcas Aid International Albania
Përshkrimi
Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Korçë funksionon dhe si Qendër Komunitare. Shkolla përfshin mbi 106 nxënës të kategorizuar si: nxënës jetimë (8); pa atësi (5); me ndihmë ekonomike (30); me prindër pa ndihmë ekonomike (20); me prindër me aftësi të kufizuara (13); me prindër të papunë (14); të kthyer nga emigracioni (8); me gjyshërit si kujdestarë ligjorë (2) ose jo ligjorë (6). Situata social-ekonomike e këtyre fëmijëve është mjaft e vështirë si në konsumim shumë të ulët të ushqimit dhe cilësisë së tij dhe shpesh janë të privuar nga dashuria prindërore.
Projekti synon që me fondet e dhuruara, të ndihmoen këta fëmijë për të rritur nivelin personal dhe social me anë të aktiviteteve jashtëshkollore. 106+ fëmijë do të aftësohen të ndërveprojnë mes njëri-tjetrit, anëtarëve të familjes dhe mjedisit rrethues. Prindërit do të aftësohen për të qenë në gjëndje të kujdesen për veten. Sinergjia do të krijohet brenda trekëndëshit të mbështetjes për fëmijët: Prindër – mësues – komunitet – me synim zhvillimin social-emocional.
Foto dhe Video rreth projektit
Projekte të tjere
Shuma deri më tani:
1800000 ALL
Objektivi:6000000 ALL
Shuma deri më tani:
638538.01 ALL
Objektivi:582538 ALL
Shuma deri më tani:
600000.01 ALL
Objektivi:600000 ALL