Mbështetje “sensoriale” për fëmijet me vështirësi në integrimin sensorial. Çanta sensoriale – SmileAL

Mbështetje “sensoriale” për fëmijet me vështirësi në integrimin sensorial. Çanta sensoriale

Fillimi i projektit:01/11/2023

Përfundimi i projektit:30/04/2024

Ditë të mbetura:0 ditë

Shuma deri më tani

595444 Lekë

Objektivi:595444 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Tek Ura

Përshkrimi

“Qëllimi i këtij projekti është pajisja e 20 fëmijëve me nevoja të veçanta dhe veshtirësi në integrimin sensorial me një çante që përmban objekte sensoriale që mund të përdoren në ambjentet e shtepisë nga kujdestarët e tyre në formën e një terapie të strukturuar. Problemet në integrimin sensorial janë shumë të shpeshta në diagnoza si: Paraliza cerebrale, çrregullime të spektrit të Autizmit, Sindroma Down, Sindroma të ndryshme gjenetike.

Pjesë e projektit do të jetë edhe një vlerësim sensorial i cili do të kryhet nga terapistet e qendrës për të kuptuar vështiresitë në integrimin sensorial të fëmijëve në fillim të projektit dhe trajnim për prindërit për mënyren e zhvillimit të terapisë. Nëse këta fëmije do të eksopozohen ndaj stimujve që jepen nga objektet që gjenden në çanten sensoriale ata/ato do ta kenë më të lehtë të përballojnë shpërthimet emocionale që mund të kenë, të kenë me të lehtë të përqendrohen dhe të jenë më pak të izoluar në rast se nuk kanë akses në ndonjë terapi tjetër.

Projekti do të kontribuojë në reduktimin e izolimit të fëmijëve me nevoja të veçanta të cilët jetojnë në zonat më rurale dhe të izoluara në zonën e Tiranës dhe Durrësit për një periudhë 1-vjeçare. Do të jetë një ide inovative në rehabilitimin e tyre e cila është shumë e përhapur në vende të Europës por shumë pak e njohur në vendin tonë. Dhënia e mundësisë kujdestarëve të tyre për tu angazhuar në rehabilitimin e femijëve të tyre dhe shpenzimi i një kohe cilësore me fëmijet e tyre do të ishte një qëllim tjetër i këtij projekti.

Fizioterapistët e Tek Ura propozojnë që 20 fëmijë të pajisen me nga një çantë sensoriale dhe te kryhet një vlerësim sensorial në shtëpi/ klinike.

*numri i fëmijeve që do të pajisen me nje vlerësim sensorial dhe çantë sensoriale do të variojë sipas fondeve që do të mblidhen. Ky numër mund të rritet në varësi të fondeve të mbledhura.”

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

Cfarë ajri thith une?
05/05/2025 - 05/09/2025

Shuma deri më tani:

17010 ALL

Objektivi:998800 ALL

Promovimi i Vlerave Rotariane për Një Botë Më Të Mirë: 33 Vjet Rotary Club Tirana dhe 1 Vit Distrikti
03/03/2025 - 19/03/2025

Shuma deri më tani:

46010 ALL

Objektivi:500000 ALL

Krijimi i një laboratori të Lëndëve Biologji dhe Kimi për shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi" Gjirokastër
10/02/2025 - 10/08/2025

Shuma deri më tani:

62000 ALL

Objektivi:1000000 ALL

Shiko të gjitha projektet