MIKE në lagjen time – SmileAL

MIKE në lagjen time

Fillimi i projektit:01/12/2022

Përfundimi i projektit:01/06/2023

Ditë të mbetura:0 ditë

Shuma deri më tani

594001 Lekë

Objektivi:594000 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Qendra Mbështetje Informacion Kujdes Edukim (M.I.K.E)

Përshkrimi

Qëndra M.I.K.E.synon në tre muaj krijimin e shërbimit në familje për të moshuait e qytetit të Tiranës me sëmundje afatgjatë si: Demencë, Alzaimer, Parkinson, rehabilitim pas spitalor, klientë të cilët kanë nevojë 24/7 për shërbim nëpërmjet ekipeve vetmenaxhuese.

Modeli do të aplikohet në Njësinë Administrative 2 me dy ekipe nga 12 infermjerë, për 30-40 të moshuar secili ekip. Me synim zgjerimin për gjithë Tiranën dhe Shqipërinë. Infermjerët nëpërmjet këtij modeli shërbimi kanë autonominë e tyre kur organizojnë klientët dhe vizitat. Ata menaxhojnë trajtime mjeksore, kujdes për shërbime mbështetëse (veshje, larje, përgatitje ushqimi ,angazhim të pacientëve në komunitet. Ekipet punojnë ngushtë me mjekët dhe ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor. M.I.K.E. ka krijuar një smart software të dizenjuar për të mbështetur praktikat ditore (vlerësim dhe planifikim kujdesi,mbajtje dokumentacioni, menaxhim dokumentacioni) I cili ndihmon në uljen e burokracisë ,maksimizim të kontakteve me klientët.

Projekti do të sigurojë fokusim të shërbimit tek klienti. Nëpërmjet tij synohet të trainohen ekipet në përdorimin e platformes, paisjen e tyre me Ipad dhe biçikleta për vizita të shpejta.
Shërbimi synon fokusim të shërbimit tek klienti, parandalim, rritje të kënaqësisë se klientit, promovim të shërbimit të vetëkujdesit, punësim të të rinjve të cilët mbarojnë bachelor për infermjeri, rritje të kënaqësisë së tyre në punë , promovim të rolit të infermjerit në komunitet. Përdorimi i platformës ndihmon infermjerët që 61% të kohës së punës së tyre ti përkushtohen klientit. Kujdesi do të paguhet, çmimi do të mbulojë kostot e shërbimit. OJF do ketë një fitim 5% për vazhdimësinë .

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

Promovimi i Vlerave Rotariane për Një Botë Më Të Mirë: 33 Vjet Rotary Club Tirana dhe 1 Vit Distrikti
03/03/2025 - 19/03/2025

Shuma deri më tani:

46010 ALL

Objektivi:500000 ALL

Krijimi i një laboratori të Lëndëve Biologji dhe Kimi për shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi" Gjirokastër
10/02/2025 - 10/06/2025

Shuma deri më tani:

43000 ALL

Objektivi:1000000 ALL

Edukim dhe Punësim për të Tejkaluar Varfërinë dhe Stigmatizimin. Krijimi i Akademisë Profesionale për të Rinjtë Romë
03/01/2025 - 03/05/2025

Shuma deri më tani:

132000 ALL

Objektivi:1500000 ALL

Shiko të gjitha projektet