Për një jetë të shëndetëshme dhe më ekonomike – SmileAL

Për një jetë të shëndetëshme dhe më ekonomike

Fillimi i projektit:01/11/2023

Përfundimi i projektit:29/02/2024

Ditë të mbetura:83 ditë

Shuma deri më tani

14000 Lekë

Objektivi:1500000 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Zëri Qytetar

Përshkrimi

Deviza “Të jetojmë shëndetshëm dhe ekonomikisht më lirë” duhet të bëhet sot motoja e çdo familje në Shqipëri. Në bisedat tona të përditeshme ne diskutojmë për faturën e energjisë elektrike së është e lartë dhe nuk sigurojmë dot ujin e ngrohtë sanitar për familjen, ngrohjen në dimër, se stinët kanë ndryshuar dhe mjedisi gjithmonë e më shumë i ndotur. Këto sfida në dukje familjare janë sot globale duke shtuar këtu dhe efektin e luftës në Ukrainë. Ato gjejnë përgjigje në disa fjalë kyçe si “Energji e rinovueshme”, “Eficense energjie”, “Ndryshime klimatike”, pak të njohura për fjalorin tonë të përditshëm.

Për t’i bërë sa më familjare këto terma është i nevojshëm edukimi qytetar nëpërmjet ndërgjegjësimit se energjia e rinovueshme e cila është ekologjike, autonome, efikase, estetike, ekonomike, jo diskrimunuese, është sot çelësi për zgjidhjen e problemeve ekonomike në funksion të shëndetit. Në institucionet publike, çerdhe, kopshte dhe shkolla, ngrohja e ujit sanitar bëhet me energji elektrike por fatura financiare është e pa përballueshme ndërkohë që ky shërbim ujë i ngrohtë sanitar është tejet i rëndësishëm për jetën e fëmijëve. Lushnja është një nga bashkitë e cila ka një rrezatim diellor rreth 2,500- 2,700 orë diell në vit (Co-Plan). Ky fakt plotëson dukshëm nevojën për ujë të ngrohtë sanitar në menyrë eficente duke vendosur panele diellore fillimisht në institucionet publike çerdhe dhe kopshte.

Vendosja e paneleve diellore në 2 çerdhe dhe 2 kopshte në qytetin e Lushnjes, si dhe edukimi qytetar nëpërmjet ndërgjegjësimit për energji të rinovueshme dhe më pas advokimi pranë pushtetit vendor për vendosjen në buxhetin e bashkisë në zerin – “Investime të energjisë së rinovueshme” – Panele diellore është propozimi i Shoqatës Zëri Qytetar në këtë projekt.

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

Sipërmarrësit e së ardhmes - Laboratorët e Sipërmarrjes në shkolla
01/12/2023 - 31/03/2024

Shuma deri më tani:

1000 ALL

Objektivi:2500000 ALL

R.I.D.E (Rruga gjithëpërfshirëse e Romës drejt arsimit)
01/12/2023 - 31/03/2024

Shuma deri më tani:

5000 ALL

Objektivi:600000 ALL

Mbështetje “sensoriale” për fëmijet me vështirësi në integrimin sensorial. Çanta sensoriale
01/11/2023 - 29/02/2024

Shuma deri më tani:

26000 ALL

Objektivi:595444 ALL

Shiko të gjitha projektet