Shkëndija e fjalëve, Logopedia për ndryshim – SmileAL

Shkëndija e fjalëve, Logopedia për ndryshim

Fillimi i projektit:01/11/2023

Përfundimi i projektit:29/02/2024

Ditë të mbetura:83 ditë

Shuma deri më tani

16000 Lekë

Objektivi:978000 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

SOS Fshatrat e Fëmijeve Shqipëri

Përshkrimi

Fëmijët të cilët kanë përjetuar eksperienca traumatike të forta gjatë viteve të para të jetës së tyre, kanë probabilitet më të lartë për të shfaqur ngadalësim të zhvillimit kognitiv, i cili manifestohet me vështirësi në të folur.

Vështirësitë në të shprehur ndikojnë ndjeshëm në aftësinë e fëmijës për të komunikuar. Fëmijët me çrregullime të komunikimit hasin vështirësi jo vetëm në të shprehur por edhe në ndërveprim me bashkëmoshatarë dhe të rritur, duke ndikuar drejtpërdrejtë në ndërtimin e marrëdhënieve sociale dhe suksesin e tyre shkollor.

Në SOS Fshatrat e Fëmijëve, gjatë punës që bëhet për të trajtuar këto fëmijë, specialistë të fushës kanë identifikuar 19 fëmijë që kanë nevojë për sesione terapie logopedie. Këto fëmijë do të trajtohen me mjekët specialistë përgjatë një viti akademik, me qëllim jo vetëm për të përmirësuar aftësitë e tyre në të folur, por edhe për të ndikuar pozitivisht në mundësitë e tyre të ardhshme për zhvillim.

Ndërhyrja e hershme është çelësi – me mbështetjen tënde sot dhe mbështetjen e të gjithëve ne, do të mund t’i japim këtyre fëmijëve Shkëndijën e Fjalës, dhe shumë më tepër.

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

Sipërmarrësit e së ardhmes - Laboratorët e Sipërmarrjes në shkolla
01/12/2023 - 31/03/2024

Shuma deri më tani:

1000 ALL

Objektivi:2500000 ALL

R.I.D.E (Rruga gjithëpërfshirëse e Romës drejt arsimit)
01/12/2023 - 31/03/2024

Shuma deri më tani:

5000 ALL

Objektivi:600000 ALL

Mbështetje “sensoriale” për fëmijet me vështirësi në integrimin sensorial. Çanta sensoriale
01/11/2023 - 29/02/2024

Shuma deri më tani:

26000 ALL

Objektivi:595444 ALL

Shiko të gjitha projektet