Sipërmarrësit e së ardhmes – Laboratorët e Sipërmarrjes në shkolla – SmileAL

Sipërmarrësit e së ardhmes – Laboratorët e Sipërmarrjes në shkolla

Fillimi i projektit:01/12/2023

Përfundimi i projektit:31/05/2024

Ditë të mbetura:29 ditë

Shuma deri më tani

36001 Lekë

Objektivi:2500000 ALL

Shihni kontribuesit >>

Zbatues

Junior Achievement of Albania

Përshkrimi

Pavarësisht investimeve në rritje, vit pas viti, për përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, ka ende nevoja dhe kërkesa nga shkollat. Ngritja e laboratorëve të sipërmarrjes, tani që teknologjia e informacionit ofron shumë më tepër hapësira e mundësi për nxënësit e mësuesit, është një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar dije dhe aftësi praktike të nxënësve për sipërmarrjen. Ndërtimi i mjediseve miqësore për fëmijët, pajisja me mjetet dhe teknologjinë që do t’i lehtësojë procesin e të nxënit në mënyrë praktike. Kjo nismë do t’i pajisë nxenesit me aftësi të të bërit biznes nëpërmjet lojës, mjeteve didaktike 2D dhe platformave child friendly që JAA përdor për edukimin e sipërmarrësve të së ardhmes. Nga ky investim do të përfitojnë breza nxënësish që ndjekin shkollat ku do të ngrihen e funksionojnë këto laboratorë.

Paralelisht me krijimin e infrastrukturës së përshtatshme në shkolla, është i nevojshëm aplikimi i modeleve praktike që zhvillojnë dije dhe aftësi praktike tek nxënësit. JAA ka eksperiencë të gjatë në zhvillimin dhe aplikimin e këtyre modeleve, në formatin brenda dhe jashtë shkollor, si aktivitete që mund të aplikohen lehtësisht edhe nga mësuesit jashtë orës së mësimit në mjediset e shkollës e duke zhvilluar përmes tyre aftësitë dhe dijet e nxënësve mbi sipërmarrjen. “Kampi i Financës dhe Sipërmarrjes” është një nga këto modele që JAA synon ta ndajë si metodologji me mësues jo vetëm të dy shkollave të targetuara nga ky projekt, por edhe më gjerë me mësues të shkollave të Zyrave Vendore Arsimore respektive. Nga projekti do te perfitojnë 320 nxënës në dy shkolla 9 vjeçare: – Shkolla 9-vjeçare “ Nënë Tereza” Lezhë me 210 nxënës, 25 mësues. – Shkolla “Kozma Basho” në Pogradec me 110 nxënës dhe një staf prej 14 mësuesish.

Foto dhe Video rreth projektit

Projekte të tjere

TE KUJDESEMI QE VETMIA MOS TE NA LERE ME SHUME RRUDHA NE SHPIRT SESA NE FYTYRE
01/03/2024 - 30/06/2024

Shuma deri më tani:

43100 ALL

Objektivi:550000 ALL

Mbeshtesim maternitetet te kujdesen per te porsalindurit dhe te shpetojne jete – inkubatore per te porsalindurit.
01/03/2024 - 30/06/2024

Shuma deri më tani:

414900 ALL

Objektivi:9428000 ALL

SË BASHKU NE MUNDEMI TË NGJISIM EDHE MALIN MË TË LARTË!
20/02/2024 - 12/03/2024

Shuma deri më tani:

333300 ALL

Objektivi:333300 ALL

Shiko të gjitha projektet